1. Home
  2. /
  3. Kolona & Plinta

Kolona & Plinta

Elemente strukturore për stabilitet maksimal dhe montim të shpejtë.

Kolonat dhe plintat e parafabrikuara sigurojnë strukturë të qëndrueshme, saktësi në dimensione dhe jetëgjatësi maksimale.

Kolona

Kolonat e parafabrikuara janë elemente monolite vertikale, të cilat kanë avantazhin e një prodhimi të shpejtë, pasi ofrojnë fleksibilitet në dizajn dhe në kosto. Prerja e tyre mund të jetë drejtkëndore ose katrore, në varësi të ngarkesës që ushtrohet.

Realizohen me beton të armuar të markës RCK-55 N/mm² dhe çelik B450C N/mm². Në gjatësinë e llogaritur përfshihet edhe pjesa që futet brenda gotës së plintit, e parashikuar deri në 30 cm nga dyshemeja e përfunduar në rastet normale, ose e llogaritur në varësi të thellësisë së plintit. Kolonat kanë në brendësi të tyre tubat e shkarkimit të ujërave të tarracës, të cilët zbresin deri në kuotën -20 cm.
Gjatësia
nga 50-80cm
Lartësia
variabël
Gjerësia
nga 50-80cm

SIGURI MAKSIMALE

Strukturë solide që garanton mbrojtje dhe privatësi.

MONTIM I SHPEJTË

Instalim i thjeshtë dhe kohë më e shkurtër ndërtimi.

QËNDRUESHMËRI

Beton i armuar dhe cilësi e lartë për jetëgjatësi maksimale.

MIQËSOR ME MJEDISIN

Material i riciklueshëm dhe me ndikim të ulët mjedisor.