Trarët “I”
Trarët e parafabrikuar “I” janë projektuar për të ofruar qëndrueshmëri të lartë, performancë të mirë ndaj zjarrit dhe një pamje më estetike të strukturës. Falë formës së tyre, ata mundësojnë mbulimin e hapësirave më të mëdha krahasuar me trarët “L” dhe “T”.
Këta trarë përdoren për ndërkate dhe mbulesa në godina civile ose industriale, me një ose disa kate. Ata shërbejnë si elemente mbështetëse për sistemin “Diamant” dhe për strukturat “e sheshta”, veçanërisht në projektet që kërkojnë mbulimin e hapësirave të mëdha.

Gjatësia
8-30m
Lartësia
maksimumi 150cm
Gjerësia
maksimumi 55cm
Avantazhet e Sistemit
Dizajni
Në përshtatje me pritshmëritë, këta trarë mbulojnë hapësira të mëdha drite.
Përdorimi
Për tipologji të ndryshme ndërtesash, që nga ato industriale, deri tek ato tregtare.
Fleksibiliteti
Kombinimet në sistem japin larmi zgjedhjesh.
Trarët “TLP”
Trarët TLP janë elemente të parafabrikuara dhe të paranderura në formë L, të prodhuara me beton të armuar Rck-55 N/mm², çelik B450C dhe kavo paranderjeje me fptk 1860 N/mm². Ata vendosen në anët e strukturës, mbi mensola ose në kokë të kolonave, dhe lidhen me insertet përkatëse.
Përdoren si trarë ndërkati ose mbulese në godina civile dhe industriale, duke shërbyer si mbështetje për elementet TT. Gjatësia varion nga 6 deri në 13 m, lartësia nga 72 deri në 110 cm dhe gjerësia është 50/65 cm.

6-13m
Lartësia
min. 72cm – max. 110cm
Gjerësia
50/65cm
Avantazhet e Sistemit
Qëndrueshmëria
Betoni i armuar dhe paranderja sigurojnë rezistencë të lartë.
Përdorimi
Për ndërkate dhe mbulesa të sheshta.
Fleksibiliteti
Përdoren si trarë ndërkati dhe mbulese.
Trarët “TR”
Trarët TR janë elemente të parafabrikuara në formë T, të projektuara për mbështetjen e soletave të ndërkateve dhe mbulesave. Ata vendosen në pjesën e mesme të strukturës dhe shërbejnë si suport për elementet TT.
Përmasat përcaktohen sipas ngarkesës dhe lartësisë së këmbës së elementit TT. Gjatësia varion nga 6 deri në 13 m, lartësia nga 72 deri në 110 cm dhe gjerësia është 80 cm.
Përmasat përcaktohen sipas ngarkesës dhe lartësisë së këmbës së elementit TT. Gjatësia varion nga 6 deri në 13 m, lartësia nga 72 deri në 110 cm dhe gjerësia është 80 cm.
Gjatësia
6-13m
Lartësia
min. 72cm – max. 110cm
Gjerësia
80cm
Avantazhet e Sistemit
Kapaciteti mbajtës
Përmasat përshtaten sipas ngarkesës së strukturës.
Përdorimi
Për ndërkate dhe mbulesa të sheshta.
Fleksibiliteti
Përshtaten me lartësi dhe hapësira të ndryshme të elementeve TT.